FFK ka publikuar delegimin e gjyqtarëve për xhiron e mesjavës në Superligën e Kosovës në futboll.
Visar Kastrati i cili mori shumë kritika për referimin në ndeshjen Llapi – Drenica, nuk u delegua në asnjërën prej ndeshjeve, shkruan GazetaBlic Sport.
As Mervan Bejtullahu i cili ishte në VAR të ndeshjes Llapi – Drenica dhe Fatlum Jashari në A-Var nuk janë deleguar.
Mentor Ajeti do jetë gjyqtar kryesor në ballafaqimin Malisheva – Ballkani, teksa do asistohet nga Meriton Berisha e Bekim Rama. Gjyqtar i katërt do jetë Valon Bajgora, kurse në VAR do jenë Vigar Ibërdemaj e Fatlum Berisha.
Ballafaqimin mes Gjilanit e Dukagjini që luhet nesër do ta referojë Genc Nuza, i ndihmuar nga Bujar Selimaj e Kastriot Peci. Gjqytar i katërt do jetë Granit Pacolli, teksa në VAR do jenë Erdan Zasella e Besnik Morina.
Në duelin Drenica – Drita (e mërkurë), kryesor do jetë Dardan Çaka, i ndihmuar nga Granit Hyseni e Pashtrik Burrniku. Isak Ceroviku do jetë refer i katërt, teksa në VAR janë Burim Jahmurataj e Edmond Zeqiri.
Duelin Ferizaj – Prishtina e Re (e mërkurë) do ta referojë Eridon Podvorica, teksa do asistohet nga Fatmir Sekiraqa e Enis Bejtullahu – me Egzon Dakaj që do jetë refer i katërt. Bardh Ajeti e Zgjim Rrahimi do jenë në VAR.
Derbin Llapi – Prishtina (e mërkurë) do ta referojë Alban Shala, i ndihmuar nga Drilon Rexhepi e Hekuran Osmani, teksa Rrezart Hasanaj do jetë refer i katërt. Në VAR janë Lirim Jashari e Gzim Mehmeti.
/GazetaBlic Sport


