Lajme

Dështimi i formimit të qeverisë/ Kryeziu: Këmbëngulja në politikë nuk mund të jetë më e fortë se besimi qytetar

10/26/2025 14:25
nga:G B

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se VV për nëntë muaj ka bërë veprime që bien ndesh me Kushtetutën, për të siguruar vazhdimin e mandatit për Kryeministrin Kurti, por që s’ka ndërmarrë veprime që t’i krijojë institucionet, raporton Gazeta Blic.

“Këmbëngulja në politikë nuk mund të jetë më e fortë se besimi qytetar. Ky besim shprehet dhe matet me numra, jo me kokëfortësi”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

VV gjatë tetë muajve të fundit ka shfrytëzuar çdo boshllëk ligjor dhe kushtetues, madje duke kryer veprime që bien ndesh me Kushtetutën, për të siguruar vazhdimin e mandatit për Kryeministrin Kurti. Por gjatë kësaj periudhe, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim politik serioz për ti krijuar institucionet dhe për të zgjedhur Kryeministrin.

Këmbëngulja në politikë nuk mund të jetë më e fortë se besimi qytetar. Ky besim shprehet dhe matet me numra, jo me kokëfortësi.

Si pasojë, sot Kosova është pa institucione funksionale dhe përballet me sfida të mëdha shtetërore, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.