Sporti

Fatjona Kasapi kap gjysmëfinalen e European Open Sarajeva 2025

10/26/2025 11:45
nga:G B

Xhudistja nga Kosova, Fatjona Kasapi ka kapur gjysmëfinalen e European Open Sarajeva 2025.

Në çerekfinale ajo mposhti me Yuko, Andjela Samardzic nga Bosnja dhe Hercegovina.

Derisa në gjysmëfinale Fatjona do të ndeshet me Nika Tomc nga Slovenia.

“Suksese për Fatjonën!”, ka uruar xhudisten Federata e Xhudos e Kosovës.