Sporti

Visar Bekaj për mrekulli e kupton gjuajtjen e kundërshtarit, nuk lejon të mposhtet me ‘panenka’

10/25/2025 11:35
nga:Y I

Visar Bekaj po kalon momente të mira në Turqi, te skuadra e Hatayaspor.

Portieri kosovar është titullar i padiskutueshëm gjatë këtij sezoni, duke pasur edhe paraqitje fantastike.

Bekaj mbrëm ishte vendimtar që Hatayaspor morri një pikë në udhëtim ndaj Sivasporit.

Ai në minutën e 83-të priti penalltin e Daniel Avramovski.

Futbollisti maqedonas tentoi të shënonte në stilin ”panenka”, por gjuajtja e tij u kuptua shumë mirë nga Bekaj, i cili e priti penalltinë.