Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është përfshirë në një incidentit fizik që pati me një qytetar, derisa po intervistohej nga gazetari Astrit Gashi për emisionin “Blic Interview”.
Ndërkohë në mbështetje të Zemajt, doli edhe gazetari Arben Ahmeti, ku thotë se Zemaj vjen nga një familje e cila ka qenë viktimë e fushatës më polarizuese ndërmjet LDK-së dhe partive të dala nga UÇK-ja.
Ahmeti thotë se i vie keq për secilin qytetar që sot paguan fatura të shtrenjta dhe shfryn ndaj një deputeti.
Postimi i plotë:
Armend Zemaj vjen nga një familje që ka qenë viktimë e fushatës më polarizuese ndërmjet LDK-së dhe partive të dala nga UÇK-ja.
Kjo fushatë, që përbën ndoshta investimin më të madh serb në Kosovën e pasluftës, nuk pati sukses falë politikave të mençura të presidentit Ibrahim Rugova dhe sjelljes dinjitoze të Armendit e pasardhësve të tjerë politikë të LDK-së.
Kjo është arsyeja pse gjithmonë do ta respektoj Armendin, Besianin, Doruntinën dhe shumë të tjerë në LDK, sepse asnjëherë nuk janë zhytur në baltën e akuzave polarizuese.
Më vjen keq për çdo incident, kudo që ndodh. Më vjen keq për secilin qytetar që sot paguan fatura të shtrenjta dhe shfryn ndaj një deputeti. Aq më shumë kur ai është deputet opozite.


