Pas një dekade si gjyqtar aktiv dhe pak javë pasi u licencua nga FIBA, Genc Vitaku ka dhënë dorëheqje nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Kështu ka mësuar Klankosova.tv nga burime brenda federatës. Arsyet e dorëheqjes ende nuk janë bërë të ditura, por thuhet se Vitaku tashmë e ka njoftuar zyrtarisht FBK-në për vendimin e tij.
Ai është konsideruar si një prej gjyqtarëve më cilësor në basketbollin kosovar, me përvojë në ndeshje të nivelit të lartë.
Largimi i tij vjen në një kohë kur basketbolli kosovar po përballet me mungesë gjyqtarësh, pasi disa prej tyre janë pensionuar muajve të fundit, ndërsa FBK ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për zëvendësimin e tyre


