Lajme

Pritje e përzemërt për Përparim Ramën te “Santea”: Plus katër, bashkë i kryjmë punët

10/23/2025 20:30
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur ngrohtësisht te Santea në kryeqytet.

Rama ka publikuar fotografi nga takimet me qytetarë në këtë lagje.

I pari i kryeqytetit ka shkruar se të gjitha punët do të finalizohen.

“Bashkë e kemi nisë, bashkë kemi me i kry krejt punët te Santea”, ka shkruar Rama.

Ai në këtë lagje qëndroi bashkë me ekipin e LDK-së, ku mobilizimi është i madh për balotazhin e 9 nëntorit.