Lajme

Sorenseni takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë

10/23/2025 19:12
nga:N K

Të mërkurën, gjatë qëndrimit në Kosovë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ullutash.

“Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR’it për të mbështetur dialogun Kosovë- Serbi të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Shtohet se takimi nënvizon “angazhimin e gjatë dhe të palëkundur të NATO-s dhe BE-së për të punuar së bashku për të konsoliduar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.