Skuadra kosovare, Drita sonte luan ndeshjen e dytë në UEFA Conference League dhe si kundërshtar e ka ekipin nga Qipro, Omonia Nicosia.
Kjo është ndeshja e parë e Dritës si vendase në fazën e ligës së Conference League dhe luhet në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:45.
Ish futbollisti i Dritës, Përparim Livoreka tha se kjo do jetë ndeshje e vështirë për ‘Intelektualët’, por beson në fitore.
“Mendoj se ka kualitet për ta kaluar Omonian, edhe pse kundërshtari ka ekip cilësor dhe ndoshta llogaritet favorit. Megjithatë, edhe Drita është një skuadër shumë të fortë, sidomos në këtë sezon. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, por besoj që Drita do të fitojë”, tha Përparim Livoreka për ‘GazetaBlic Sport’.
Livoreka më pas foli edhe për Zekrija Ramadanin, të cilin e cilësoi si super trajner.
“Gjithashtu, ka një super trajner siç është Zekrija Ramadani, dhe mendoj se e ka analizuar në detaje kundërshtarin. Jam i bindur se do të marrë një rezultat pozitiv”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


