Lajme

Pejë: Gjenden armë zjarri dhe fishekë në një veturë, arrestohet njëri nga të dyshuarit!

10/23/2025 09:23
nga:Y I

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi në veturën ku udhëtonte janë gjetur dy armë zjarri dhe 17 fishekë.

Njësiti policor, siç shkruhet në raportin 24-orësh, ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa të huaja, e cila nuk është ndaluar dhe ka ikur.

Ajo është ndalur më pas në një rrugë tjetër, ku dy persona kanë arritur të ikin, ndërsa i treti, është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit vetura është sekuestruar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”.