Lajme

Vrasja e Auron Thaçit, avokati: U zbulua se ai pati një plagë tjetër, s’jemi të kënaqur me atë që ndodhi në seancë

10/22/2025 16:33
nga:Sh R

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaçi, u zbuluan detaje të reja tronditëse. Para trupit gjykues dëshmoi ekspertja mjeko ligjore, e cili konfirmoi se i ndjeri kishte edhe një plagë tjetër, përveç asaj që ishte raportuar fillimisht.

Avokati i familjes së viktimës Esat Gutaj deklaroi për Kosova Live në T7 se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor, pasi ekspertiza mjeko ligjkre e viktimës u shfaqë pa shoqërim të fotografive, prandaj Gutaj shtoi se është dorëzuar ankesë zyrtare pas seancës së sotme.

Auron Thaçi humbi jetën në Prizren, në korrik të vitit të kaluar, pasi u godit me thikë nga një person dhe më pas u hodh nga një veturë në lëvizje. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Për këtë rast, të dyshuar janë Enes Enver Ay dhe Hajrullah Bërcani.