Sporti

Drita – Omonia, kjo është vlera financiare e dy skuadrave

10/22/2025 15:57
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Omonia do të përballen nesër në Conference League.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45, transmeton GazetaBlic Sport.

Sfida pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Dritës në këtë edicion evropian, ndaj klubi ka nisur organizimet për një mbështetje sa më të madhe nga tifozët.

Skuadra qipriote ka vlerë prej 16.65 milionë euro, kurse vlera e ‘Intelektualëve’ është 6.58 milionë, pra janë 10-të milionë euro më shumë në anën e mysafirëve.

/GazetaBlic Sport/