Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur se kjo parti do ta mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Ai tha se janë zhvilluar takime me Kurtin dhe, ndonëse nuk kanë vendosur kushte, ekziston një marrëveshje që partia e tij do të përfaqësohet me një pozitë ministrore në qeverinë e ardhshme.
“Kemi pasë takime me Kurtin, duke marrë parasysh faktin që VV’ja është mandatare për formimin e qeverisë, ne do t’ia japim votën Kurtit. Ne nuk kemi kushte, por kemi marrëveshje që ne si parti, në momentin që do të formohet qeveria, do të jemi të përfaqësuar me një pozitë ministrore”, tha Kinolli për GazetaBlic.
Deputeti nga komuniteti Ashkali konfirmon se do të votojë pro Qeverisë Kurti 3


