Lajme

Arifi: PDK gaboi me Ramiz Lladrovcin!

10/22/2025 11:14
nga:Y I

Analisti politik, Avni Arifi, tha se mos-kandidimi i Lladrovcit për kryetar të Drenasit ishte një gabim qe i ka kushtu PDK-së në krejt Kosovën.

Arifi potencoi se ky vendim nuk është përgjegjësi vetëm e Memli Krasnqit por e gjithë Kryesisë.

“PDK me Drenasin e ka befasu Kosoven kur nuk e rikandidoj njeriun fitues Ramiz Lladrovcin. Per mua kanë qenë dy befasi…një që e futën në garë të brendshme dhe dy kur mora vesh se vetem 4 anëtar të Kryesise votuan pro Ramizit. Kjo diskrepancë mes Kryesisë qendrore dhe vullnetit elektoral ka hap shumë dilema në PDK. Konsideroj se nuk është përgjegjesi vetëm e Memlit po e krejt Kryesisë sepse ishte një gabim qe i ka kushtu krejt PDK-së në krejt Kosoven. Ky vetdëmtim kerkon kohë dhe dialog të brendshem qe te rikuperohet” tha Arifi për “Gazeta Blic”.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, komuna e Drenasit, u shoqërua nga një garë e tensionuar dhe replika ndërmjet akterëve të lartë të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për të konkuruar për kryetar komune nën siglen e kësaj partie.

Lladrovci me subjektin “Për Drenasin Kampion” arriti të fitojë në zgjedhjet lokale duke e rimarrë kreun e komunës së Drenasit pa balotazh.

Pasi këtij rezultati, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se rezultati në Drenas erdhi si pasojë e ndarjes në dysh të votës brenda elektoratit të PDK-së dhe transferit të votave nga partitë e tjera, veçanërisht nga Vetëvendosje.

Në lidhje me deklaratat e Krasniqit se Lladrovci fitoi edhe me ndihmën e votave të LVV-së, pati një reagim të ashpër nga vetë radhët e PDK-së ku madje u kërkua edhe dorëheqja e tij.

Deputeti i kësaj partie, Nait Hasani, tha se fitorja e Lladrovcit është meritë e qytetarëve të Drenasit dhe e elektoratit tradicional të PDK-së.

/Gazeta Blic/

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje