Sporti

Pep Guardiola shumë i lumtur me fitoren ndaj Villarrealit

10/22/2025 00:06
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit se lojtarët e tij luajtën një ndeshje fantastike.

“Një vend i vështirë për të luajtur si mysafir. Ne luajtëm shumë mirë. Në fund ata patën një ose dy raste, por ne luajtëm një ndeshje fantastike. Një hap i mirë për ne në këtë turne”, komentoi Guardiola.

“Është mirë që jo vetëm Erling Haaland shënoi një gol, por patëm edhe më shumë raste për të tjerët. Përpjekjet e RyanCherkey dhe Tijjani Reinders ishin gjithashtu të mira. Jam pak i zhgënjyer me rezultatin në Monako, krijuam raste, por nuk fituam, luajtëm njësoj si sot, por sot shënuam golat. Ekipet në La Liga janë vërtet të forta. Villarreal ka një trajner të klasit të lartë. Jam vërtet i lumtur”, shtoi Pep.

/GazetaBlic Sport/