Lajme

Aksident tek ‘Rrethi i Spitalit’, tre të lënduar

10/21/2025 11:37
nga:Y I

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i cili njoftoi se përplasja mes automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Prishtinës”, tha Pllana.