Sporti

Nuk shkaktuan incidente, por 180 tifozë të Napolit u arrestuan nga Policia holandeze, shkak injorimi!

10/21/2025 11:01
nga:Lorik J

Pa asnjë incident, autoritetet holandeze arrestuan 180 tifozë të Napolit.

Policia holandeze arrestoi 180 tifozë të Napolit në Eindhoven mbrëmë përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve kundër PSV-së. Tifozët italianë shkaktuan shqetësime me sjelljen e tyre, sipas autoriteteve holandeze, por nuk pati incidente apo përplasje me tifozët holandezë.

Siç raportohet nga mediat holandeze, policia e pa këtë grup tifozësh duke lëvizur në qendër të qytetit në një… “mënyrë të dyshimtë” dhe, ndërsa u kërkuan të shpërndaheshin dhe të largoheshin, napolitanët i injoruan.

Kështu, të gjithë u arrestuan dhe u çuan me autobus në stacion për t’u marrë në pyetje.

/GazetaBlic Sport