Sporti

Arbër Zeneli në top formë, përfshihet në formacionin e javës në Suedi

10/21/2025 08:56
nga:Lorik J

Zeneli shkëlqeu në xhiron e fundit në kampionatin suedez, ku skuadra e tij, Elfsborg fitoi ndaj Oster me rezultatin 5:1.

Arbër Zeneli dha një asistim dhe realizoi një gol në këtë fitore, duke ndihmuar ekipin e tij drejt tre pikëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Falë paraqitjes së mirë, ‘SofaScore’ e ka përfshirë në formacionin e javës, futbollistin kosovar, Arbër Zeneli.

Më poshtë keni formacionin më të mirë të xhiros në kampionatin suedez: