Lajme

Kurti, i pranishëm në “ceremoninë” e koalicionit LVV-LDK në Vushtrri

10/20/2025 12:14
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholl.

Nga fotografitë që janë publikuar në media në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes.

Marrëveshja për balotazh në Vushtrri, LDK-ja i reagon Xhafer Tahirit: Nuk kemi autorizuar asnjë koalicion