Lajme

Përfshihet nga zjarri një stallë me ushqim bagëtish në Rahovec

10/20/2025 09:17
nga:N K

Një stallë me ushqim bagëtish është përfshirë nga zjarri në rrugën “Fahri Fzliu” në Rahovec.

Si pasojë e zjarrit është djegur edhe një moto kultivator.

Në vendin e ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim bagëtish ku është djegur ushqimi për bagëti si dhe një moto kultivator. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Lidhur me rastin është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori”, thuhet nga Policia.