Lajme

Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Shtime, Qemajl Aliu fiton mbi 51%

10/18/2025 15:12
nga:Y I

Në komunën e Shtimes janë numëruar 100 për qind e votave të diasporës.

Nga ky numërim, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kryetari aktual i Shtimes, Qemajl Aliu ka marrë 51.63% të votave, i cili pasohet nga Përparim Ramusa i PDK-së, i cili ka grumbulluar plot 35.15% të votave.

Aliu prin edhe në rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, me 50.47%.

I dyti radhitet Ramusa me 37.13% të votave të grumbulluara.