Shkelqim Hajdari, koordinator i protestës në Tiranë, ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se gjithçka është gati për protestën e sotme.
Ai tha se shiu ka ndalur dhe ftoi qytetarët të vijnë në numër sa më të madh për të marrë pjesë.
“Shiu ka ndalur dhe ftoj të gjithë që të vijnë sa më shumë për të marrë pjesë. Impakti i jashtëzakonshëm do të jetë në shesh, i vogël për numrin e njerëzve dhe pjesëmarrësve që pritet të jenë prezent. Lajmi për udhëtarët që vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe pjesë të tjera jashtë Shqipërisë është se shiu ka ndalur, kështu që të vijnë dhe të grumbullohen për të bërë një magji, një shembull për të gjithë demokratët që të bëjnë kauza të tyre me qetësi, por me këmbëngulje, që nuk do të ndalojë kurrë”, tha ai.


