Sporti

Bashkimi mposhtet në Kroaci, pëson humbje nga Cibona

10/16/2025 21:27
nga:Mergim Rreci

Basketbollistët e Bashkimit janë mposhtur nga Cibona me rezultatin 93:79 në raundin e parë të Grupit J të FIBA Europe Cup.

Bashkimi e filloi ndeshjen më mirë dhe kryesoi 22:18 pas çerekut të parë, por Cibona e përmbysi plotësisht ndeshjen me një çerek të dytë dhe të tretë të shkëlqyer dhe hyri në 10 minutat e fundit me një diferencë prej 18 pikësh, transmeton GazetaBlic Sport.

Deri në fund, ata e ruajtën epërsinë me lehtësi dhe nuk i lejuan basketbollistët e skuadrës kosovare të afroheshin.

Cibona u udhëhoq nga Justin Roberson me 21 pikë dhe Kresimir Radovcic me 16 pikë, ndërsa Zan Mark Sisko regjistroi një double-double prej 15 pikësh dhe 10 asistimesh.

Kyan Anderson shënoi 22 pikë për Bashkimin, kurse  Jan Palokaj kishte 15 pikë.

/GazetaBlic Sport/