Lajme

Votat për Asamblenë në Prishtinë: LDK e para, PDK e dyta, në vend të tretë Vetëvendosje

10/16/2025 12:30
nga:Sh R

Procesi i numërimit nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) për Asamblenë në Prishtinë po vazhdon.

Deri më tash, janë përditësuar të dhënat për rreth 30%.

Sipas KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës është e para me 30.04 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.80 për qind.

Ndërsa Vetëvendosje, që është në balotazh me LDK-në, ka 21.36% apo në vendin e tretë.