Ngjarjet e ditës: 16 tetor 2025
09:30
Mbahet seanca e radhës gjyqësore për ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shënon 26-vjetorin e themelimit të saj. (“Biblioteka Kombëtare”, Prishtinë)
11:00
Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta: SHBPK, Shoqata Familjet e Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqëria LËVIZJA, mbajnë konferencë informuese për protestën mbarëkombëtare në Tiranë. (Selia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Rruga Emin Duraku, Prishtinë)
18:00
Ambasada Gjermane në Prishtinë feston “Ditën e Bashkimit Gjerman”. (AMC Hall”, rr. Cërniku, 15000 Obiliq)


