Lajme

Syla reagon pasi e lëshoi studion gjatë përplasjes me Lladrovcin; E kisha vazhdu debatin, por jo me këtë gjuhë

10/15/2025 22:15
nga:Genita C

Gazetari Valon Syla ka reaguar në Facebook, pasi e lëshoi studion e “Pressingut” të T7.

Syla është përplasur me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Gazetari Syla tha se do të vazhdonte debatin në T7, por jo me këtë gjuhë.

“Te nderuar, e kisha vazhdu debatin nê T7, por me gjuhë kërcënuese para dhe gjatê debatit s’eshte gjithmonë e tolerueshme… është një kufi. Mendoj se isha korrekt… por ne mungese argumenti ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që si mora. Monolog komandatash ti nejt gaditu në studio ajo vlen për ushtri, jo për studio”.

“Pyetja e thjeshte ke. Fitove, urime… por pse po don me hi me zor ne zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim… Vazhdoj ofendimi… edhe aty vec ecë. Fatkeqêsisht une skam kerr me kali… e as leper sjam. Fat e suksese”, ka thënë Syla.