Lajme

Analisti kosovar: Nuk pres të ketë Qeveri, Albin Kurti po funksionon vetëm si ‘mbret’!

10/15/2025 16:44
nga:Y I

Ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve(KQZ) aktualisht analist politik, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Burjani në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” në lidhje me formimin e Qeverisë tha se nuk pret të ketë Qeveri ‘Kurti 3’.

Burjani theksoi se nuk po shihet në horizont asnjë marrëveshje apo negocim i Kurtit me ndonjë nga subjektet politike opzoitare.

“Nuk pres  të ketë Qeveri ‘Kurti 3’, nuk po shihet në horizont ndonjë marrëveshje apo negociim me një së paku parti opozitare për të dhënë shpresë se s’do ketë përseri zgjedhje” deklaroi ai.

Burjani pati kritika të forrta për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se i njëjti s’ka menduar të bëjë reforma por ka funksionuar vetëm si ‘mbret’.

“Kurti as që ka menduar për të berë reforma, ai po funksionon vetem si ‘mbret’. Asnjë reformë ideore apo politike, asnjë platformë mendimi real, objektiv në përputhje me politikën dhe realitetin kosovar. Nëse hyn në zgjedhje do ti humb 3% përsëri, kjo parti po shkon poshtë pa ndal. LVV-ja është parti e ‘rastit jo për distanca te gjata’, ka fitu pushtetin në menyrë aksidentale për shkak të këtyre partive opozitare.Ka kaluar koha e lidërve të padishem, duhet me pas njerëz të përgatitur shumë mirë, ekspert, njerëz qe din me ndryshu shtetin dhe me zhvillu eknomikisht” tha Burjani në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani-Analist politik!

/Gazeta Blic/

Ish-deputeti i LVV-së: S’besoj se do të ketë formim të Qeverisë, palët s’kanë guxim të bëjnë koalicion mes tyre!

Lama: Të gjitha subjektet politike janë pajtuar që duhet të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtezakonshme!

Ramadani: S’ka Qeveri ‘Kurti 3’, ka zgjedhje të parakohshme parlamentare!

AAK e prerë: “S’ka Qeveri ‘Kurti 3’ dhe s’ka bashkëpunim me Albin Kurtin”