Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike ka folur për GazetaBlic lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku rezultaet e Ramiz Lladrovcit dhe në Mitrovicë ishin befasi për ta.
Sipas saj, rezultatet e LDK-së dolën ashtu siç i kishin parashikuar.
“Realisht për LDK-në nuk ka aq befasi, sepse ne e kemi parashikuar për së afërmi të jetë ky rezultat që është, LDK radhitet partia e parë në nivel vendi, ndërsa befasi e konsideroj rezultatin e Ramiz Lladrovcit dhe rezultatin në Mitrovicë.
Tutje Gaxherri tha se të pakënaqur mbetën me rezultatet në Komunën e Podujevës dhe të Gjilanit.
“Të pa kënaqur jemi me rezultatin në Podujevë dhe Gjilan”.
“E rëndësishme është se procesi zgjedhor ka shkuar mirë”- përfundoi Gaxherri për GazetaBlic.


