Nëse planifikoni të aplikoni për vizë pune, studimi apo bashkim familjar në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të njiheni me testin zyrtar të gjuhës angleze “Skills for English” – një test i miratuar nga Home Office (UK Visas & Immigration).
Ky test tani është i disponueshëm edhe në Kosovë, nëpërmjet Anglia Academy LLC në Prishtinë.
Test i miratuar nga Qeveria dhe Ambasada Britanike – i disponueshëm në Kosovë
“Skills for English” është një nga testet zyrtare të miratuara nga Qeveria dhe Ambasada Britanike për të dëshmuar njohuritë e gjuhës angleze të nevojshme për aplikimet për vizë.
Për të parë listën e testeve të pranuara nga Ambasada Britanike në Prishtinë, vizitoni faqen zyrtare të Ambasadës Britanike:
(Kliko këtu për më shumë detaje)
Ju mund ta zhvilloni të gjithë testin PSI Services – Skills for English UKVI brenda Kosovës, falë Anglia Academy LLC, e cila është partner zyrtar i licencuar i PSI Services LLC – kompania ndërkombëtare që administron testet për aplikime zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Për cilat lloje vizash kërkohet Skills for English?
Viza e punës (Skilled Worker Visa) – për profesionistët që aplikojnë për punë
Bashkim familjar (Family Visa)
Viza studentore (Student Visa) – për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitete britanike
Rezidencë dhe shtetësi britanike (Settlement & Citizenship)
Pse të zgjidhni testin Skills for English?
Qendër testimi në Prishtinë
Rezultatet brenda 3 ditëve nga dita e testit
Seanca testimi çdo javë
Testi zhvillohet 100% në kompjuter, pa prezencën e një personi tjetër përballë jush
Ky test ofron fleksibilitet të plotë, vlerësim të drejtë dhe procedura të standardizuara ndërkombëtare.
Një hap drejt Anglisë – nga Prishtina
Mos humbni kohë dhe para duke udhëtuar jashtë për testet e nevojshme. Brenda vetëm një dite, mund ta jepni testin “Skills for English” në Prishtinë – dhe të filloni udhëtimin drejt një jete të re në Angli.
Për më shumë informacione, përgatitje paraprake dhe regjistrim për testin:
Anglia Academy LLC
St. UÇK, Qafa – opposite Credins Bank, Pristina
Phone: +383 44 166 173
Email: [email protected]
Web: www.angliaacademy.com


