Lajme

Numërohen afër 10% të votave në Pejë: Ky është rezultati

10/12/2025 21:09
nga:Genita C

Gazmend Muhaxheri prin me 44 për qind të votave në Komunën e Pejës, sipas rezultateve pas numërimit të afër 10 për qind të votave.

Me mbi tetë për qind të votave të numëruara, kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës prin kundrejt Taulant Kelmendit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kelmendi ka fituar 27 për qind të votave.

I treti është Ali Berisha i AAK-së me 19 për qind të votave të fituara.