Në Komunën e Obiliqit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, po udhëheq me 49.12 për qind të votave pas përpunimit të 13 nga gjithsej 33 vendvotime, që përbëjnë 39.39 për qind të totalit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ nga gjithsej 26,188 vota, janë përpunuar 4,599 vota, ose 17.56 për qind e totalit.
Pas Gashit, në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, me 38.36 për qind të votave, ndërsa i treti është Goran Dančetović nga Lista Serbe me 8.37 për qind.
Ali Krasniqi nga AAK-ja ka marrë 2.67 për qind të votave, pasuar nga Nysret Kelmendi i PDK-së me 1.13 për qind dhe Shefki Salihu nga Nisma me 0.35 për qind.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon.



