Kandidat për Drenas, Ramiz Lladrovci është deklaruar pas mbylljes së vendvotimeve, ku edhe po prin si i pari në Drenas, raporton GazetaBlic.
Ai në një deklaratë për media tha se, edhe pse janë munduar që t’ia humbin garën përmes video inxhizmieve, është i bindur se fiton pa balotazh.
“Nuk iu besoj rezultateve të exit polleve, vetem të kutive të KQZ-së. Jam i bindur që ne fitojmë pa balotazh s’ka nevojë për herë të dytë”, tha Lladrovci.


