Lajme

Kuçi: Mos lejoni që votimi të mbyllet pa u dëgjuar zëri juaj dilni dhe votoni për zhvillim, dinjitet dhe një Junik më të mirë!

10/12/2025 18:05
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, raporton GazetaBlic.

Kuçi u thotë qytetarëve që mos të lejojnë të mbyllet votimi pa u dëgjuar zëri juaj.

Postimi i plotë:

Bashkqytetarë të dashtun !

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë në mbylljen e votimit.

Faleminderit për qetësinë, maturinë dhe dinjitetin që keni treguar sot ashtu siç i ka hije Junikasit.

Ju ftoj që të shfrytëzoni momentet të orëve të fundit për të vendosur për të ardhmen e Junikut.

Mos lejoni që votimi të mbyllet pa u dëgjuar zëri juaj dilni dhe votoni për zhvillim, dinjitet dhe një Junik më të mirë!

Me respekt Agron Kuçi