Lajme

Njëri nga personat e përleshjes me armë në Komoran, u lirua nga burgu veç 4 ditë më parë

10/12/2025 15:51
nga:G B

Njëri nga personat të cilët sot u rrahën mes vete në Komoran të Drenasit, ka vetëm katër ditë që është liruar nga burgu.

Kështu raporton nga vendi i ngjarjes Klan Kosov. Të njëjtit mes vete kishin përleshje fizike të rëndë edhe para dy muajsh.

Ndryshe, në përleshjen e sotme, mes të dyja palëve, u përdorën edhe armë zjarri dhe mjete të forta mekanike.