Ka votuar kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini.
Për ta shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, Gjini ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.
Para mediave, pasi hodhi votën, Gjini tha se sot është ditë e mirë për të votuar dhe bëri thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Faleminderit që keni ardhur në Gjakovë. Ditë e mirë për të votuar. I ftoj të gjithë qytetarët e Gjakovës që të votojnë”, tha Gjini.
Ai shtoi se shpreson që procesi i votimit të shkojë në rregull.
Ndryshe, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini synon edhe një mandat në krye të këtij qyteti.


