Lajme

Statovci: Paysera, shembull i ndërthurjes së sektorit financiar dhe teknologjisë!

10/11/2025 10:24
nga:Y I

Jeta Statovci, deputete njëkohësisht bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, së bashku me Ministren Donika Gërvalla, kanë viztuar sot kompaninë Paysera, një nga platformat më të avancuara të pagesave digjitale, e cila gjithnjë e më shumë po zgjerohet në Kosovë.

Statovci tha se zhvillimi i këtij sektori është thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë, ndërlidhjen e bizneseve dhe lehtësimin e qarkullimit të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

“Biseduam gjithashtu për uljen e kostove transaksionale ndërmjet palëve dhe ndikimin pozitiv që kjo ka për bizneset dhe qytetarët, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Paysera – shembull i ndërthurjes së sektorit financiar dhe teknologjisë në një kohë globalizimi gjithnjë e më të ndërlidhur.

Sot, së bashku me Ministren Donika Gërvalla, vizituam kompaninë Paysera, një nga platformat më të avancuara të pagesave digjitale, e cila gjithnjë e më shumë po zgjerohet në Kosovë.

Zhvillimi i këtij sektori është thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë, ndërlidhjen e bizneseve dhe lehtësimin e qarkullimit të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

Biseduam gjithashtu për uljen e kostove transaksionale ndërmjet palëve dhe ndikimin pozitiv që kjo ka për bizneset dhe qytetarët, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Jeta Statovci

Jeton Mehmeti

Gykhan Troshupa