Lajme

Ramosaj nga Deçani: Sonte treguat se zemra e Aleancës rreh fort këtu, me besim të palëkundur dhe me dashni të madhe!

10/10/2025 21:20
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se nuk ka krenari më të madhe sesa kur njerëzit e vendit tënd të falin besim kaq të madh dhe mbështetje kaq të fuqishme, raporton GazetaBlic.

Ramosaj thekson se me Aleancën nuk ndalemi këtu por do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me ndershmëri e me vizion për çdo fshat, për çdo familje dhe për çdo cep të Deçanit.

Postimi i plotë:

Faleminderit DEÇANI im! ❤️

Nuk ka krenari më të madhe sesa kur njerëzit e vendit tënd të falin besim kaq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë.

Sonte treguat se zemra e Aleancës rreh fort këtu, me besim të palëkundur dhe me dashni të madhe!

Me Aleancën, nuk ndalemi këtu, do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me ndershmëri e me vizion, për çdo fshat, për çdo familje, për çdo cep të Deçanit.
#FLASIMmePUNË

#BashkimRamosaj174