Sporti

“Serbia nuk ka ultras, ata kanë vetëm huliganë”

10/10/2025 16:29
nga:Mergim Rreci

Gezetari Jetmir Halilaj ka hedhur më shumë “dritë” në emisionin “Shqipëria Live”, Top Channel, përsa i takon ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Edhe pse ky duel do të mbahet në monitorim të rreptë në lidhje me sigurinë dhe përjashtimin e tifozëve probelmatik, sërish rrezik se mund të ketë trazira është real:

“Ndeshje delikate, pavarësisht asaj që prediktohet qoftë nga mediat apo kreu i Federatës së Serbisë, pra nëse do këtë trazira, do dënohen. Nuk është vetëm me Shqipërinë, Serbia ka probleme kur luan me Kroacinë, Bosnje apo kur i përmendin Kosovën.

Janë shëndërruar në gogolin e ballkanit. Me ato teoritë e veta, me huliganët e vetë, sepse ata nuk kanë ultras, ata kanë huliganë. Kam qenë atje 11 vite më parë dhe kam parë se çfarë ndodhi. Ndeshja po luhet sipas rregullave të Serbisë”.