Lajme

Ramosaj viziton disa biznese në Deçan: Kënaqësi të shohësh njerëz që po i japin gjallëri ekonomisë së qytetit

10/09/2025 16:33
nga:Sh R

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar disa biznese në Deçanm ku u pritën nga një atmosferë pune, përkushtimi dhe mikpritje, raporton GazetaBlic.

Ramosaj thotë se është kënaqësi të shohësh njerëz që me mund e pasion po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po i japin gjallëri ekonomisë së Deçanit.

Postimi i plotë:

Vizituam edhe disa biznese të tjera të Deçanit, ku na priti një atmosferë pune, përkushtimi dhe mikpritjeje. 🤝

Është kënaqësi të shohësh njerëz që me mund e pasion po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po i japin gjallëri ekonomisë së Deçanit.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që jepni çdo ditë për komunën tonë! ❤️

#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅

Sinqerisht,

Bashkim Ramosaj