Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se tubimi përmbyllës i fushatës do të mbahet me datë 11 tetor, të shtunën, nga ora 17:45, raporton Gazeta Blic.
Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë, teksa i ka falënderuar për përkrahjen gjatë këtyre javëve.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju ftoj me datë 11 tetor, të shtunën, nga ora 17:45 të na bashkoheni në tubimin përmbyllës të fushatës tonë.
Faleminderit të gjithëve për të gjithë përkrahjen gjatë këtyre javëve.
Shihemi të shtunën, te Parku i Madh i Qytetit.


