Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar bujq dhe blegtorë të komunës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme, raporton GazetaBlic.
Ai tha se gjatë mandateve të tij ka subvencionuar dhe përkrahur fermerët, të cilët i quajti “zemra e ekonomisë lokale”.
Haliti premtoi se përkushtimi ndaj bujqësisë dhe blegtorisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


