Lajme

Haliti nga Sllatina e Poshtme: Na pritën me shumë ngrohtësi dhe falënderime për investimet e realizuara deri më tani

10/08/2025 20:26
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidaten Ajtene Frangu, kanë takuar banorët e Sllatinës së Poshtme, raporton GazetaBlic.

Haliti thotë se u priten me ngrohtësi dhe falënderime për investimet e realizuara deri më tani.

Ai thotë se gjatë takimit biseduan për planin 4 vjeçar, dhe projektet konkrete që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.

Postimi i plotë:

Sonte, së bashku me kandidaten tonë Ajtene Frangu, takuam banorët e Sllatinës së Poshtme!

Na pritën me shumë ngrohtësi dhe falënderime për investimet e realizuara deri më tani.

Gjatë takimit biseduam edhe për planin tonë 4-vjeçar, me projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.

Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj