Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar shtyllën e pestë të programit të tij qeverisës, të quajtur “Mitrovica digjitale”, e cila ka në fokus modernizimin e shërbimeve komunale përmes teknologjisë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri ka theksuar se digjitalizimi i komunës do të mundësojë shërbime më efikase, më transparente dhe më të qasshme për qytetarët, duke e bërë administratën lokale më funksionale dhe bashkëkohore.
“Shtylla e pestë: Mitrovica digjitale, me shërbime efikase dhe transparente,” ka shkruar ai në postimin shoqërues të videos.


