Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, bashkë me kandidadin për Asamble, Florim Sefa, u takuan me përkrahës e banorë të Koliqit.
Berisha tha se Koliqi ka probleme dhe ka edhe potencial që nuk guxon me u anashkalu.
“Me pak përkushtim, pak vizion e shumë dashni për vendin, Koliqi e gjithë Gollaku mund të bëhen atraksione mbarëvendore.Kjo tokë ka çka me tregu” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Ma mirë hiç, se mos me shku n’Koliq!
Malet e Gollakut s’janë si të tjerat, këtu ka shpirt, ka histori, ka frymë që t’qetëson.
Sot Beka, bashkë me kandidadin për Asamble, Florim Sefa, u takuan me përkrahës e banorë t’Koliqit.
Sepse po, Koliqi ka probleme, po ka edhe potencial që s’guxon me u anashkalu. Turizmi këtu s’është vetëm ide, është pasuri që pret veç me u zgju.
Me pak përkushtim, pak vizion e shumë dashni për vendin, Koliqi e gjithë Gollaku mund të bëhen atraksione mbarëvendore.
Kjo tokë ka çka me tregu.
Beka e BON!
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


