Lajme

Bekë Berisha takohet me banorë të lagjes ‘Muharrem Fejza’- Kjo lagje po bëhet qendër e energjisë qytetare!

10/08/2025 13:09
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, së bashku me kandidaten për Asamble, Xhevahire Vllasaliu, kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes, Muharrem Fejza.

Berisha e dëgjoi me vëmendje çdo zë, çdo ide, dhe çdo shqetësim, sepse sipas tij politikën e bën më mirë ai që e njeh çdo rrugicë, çdo derë, dhe çdo njeri të qytetit.

“Në rrugën Muharrem Fejza, Beka bashkë me kandidaten për Asamble Xhevahire Vllasaliu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e lagjes.Ky ishte vazhdim i serisë së takimeve në këtë zonë, ku edhe mbrëmë pothuajse të gjithë kandidatët kishin qenë pranë qytetarëve, një shenjë e qartë që kjo lagje po bëhet qendër e energjisë qytetare” shrkuan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Beka s’ndalet!

Në rrugën Muharrem Fejza, Beka bashkë me kandidaten për Asamble Xhevahire Vllasaliu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e lagjes.

Ky ishte vazhdim i serisë së takimeve në këtë zonë, ku edhe mbrëmë pothuajse të gjithë kandidatët kishin qenë pranë qytetarëve, një shenjë e qartë që kjo lagje po bëhet qendër e energjisë qytetare.

Beka e dëgjoi me vëmendje çdo zë, çdo ide, dhe çdo shqetësim, sepse politikën e bën më mirë ai që e njeh çdo rrugicë, çdo derë, dhe çdo njeri të qytetit.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon