Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të komunës, raporton GazetaBlic.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të votojnë për vazhdimin e punës, përvojës dhe për një të ardhme më të mirë për Vitinë, duke ruajtur qetësinë dhe kulturën qytetare deri në përmbyllje të fushatës.


