Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se votuesit janë në demokraci, ata vendosin kujt t’ia besojnë të ardhmen e vendit, raporton Gazeta Blic.
“Çdo ditë e më i lumtur kur shoh gjithnjë e më shumë qytetarë që bashkohen për të fuqizuar fitoren tonë, fitoren e komunës sonë! Sonte pata kënaqësinë të jem në takim me banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremet, Pacaj, Ramoc, Madanaj e Rrypaj, ku shpalosëm objektivat kryesore të mandatit tonë të ardhshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Në demokraci janë votuesit ata që vendosin kujt duan t’ia besojnë të ardhmen e vendit.
Çdo ditë e më i lumtur kur shoh gjithnjë e më shumë qytetarë që bashkohen për të fuqizuar fitoren tonë, fitoren e komunës sonë!
Sonte pata kënaqësinë të jem në takim me banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremet, Pacaj, Ramoc, Madanaj e Rrypaj, ku shpalosëm objektivat kryesore të mandatit tonë të ardhshëm.


