Lajme

Haradinaj me fjalë të mëdha për Ali Berishën, ai e falënderon

10/07/2025 17:44
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka ndarë një fjalim të kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në një nga tubimet e mbajtura, ku ai lavdëron atë, raporton Gazeta Blic.

Berisha e ka falënderuar për fjalët, teksa Haradinaj ka kujtuar kontributin e Berishës që nga lufta, si mjek, e më pas dhe pas luftës si mjek e kryetar i Pejës.

Ai ka bërë thirrje që më 12 tetor të votohet për kryetar të Pejës, Ali Berisha./Gazeta Blic/