Në një takim të madh mbajtur së fundmi, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, mori përkrahje të gjerë nga mbështetës, miq, asambleistë dhe strukturat e partisë, raporton GazetaBlic.
Në këtë tubim vizionar u prezantua një ekip i përgatitur dhe i vendosur për të sjellë ndryshimin në kryeqytet, me misionin për t’i rikthyer Prishtinës dinjitetin dhe zhvillimin e merituar.
Mbështetjen të palëkundur për Bekë Berishën dhe ekipin e tij e shprehu edhe kryetari Ramush Haradinaj, duke përforcuar angazhimin e Aleancës për fitore në Prishtinë.


