Sporti

Futbollisti anglez mendoi t’i jepte fund karrierës së tij sezonin e kaluar

10/07/2025 10:12
nga:Lorik J

John Stones më në fund kthehet në skuadrën e Anglisë dhe flet hapur për lëndimet e tij të përsëritura.

John Stones ka folur hapur rreth problemeve të tij me lëndimet sezonin e kaluar, duke pranuar se e kishte menduar të hiqte dorë krejtësisht nga futbolli.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, deri në atë pikë sa mendova të pensionohesha”, tha Stones për BBC Radio 5 Live .

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt pati një sezon të vështirë, me probleme të përsëritura në këmbë dhe në kofshë, duke e kufizuar atë në vetëm 11 paraqitje në Premier League (545 minuta).

Problemi i fundit çoi në përfundimin e parakohshëm të sezonit të tij në shkurt.

/GazetaBlic Sport